Quajtur Projekti Mineral, pjesë e kompanisë X të Alphabet, synon të krijojë një teknologji e cila do të ndryshojë botën në mënyrë radikale.
Google me robotë për kontrollin e të mbjellave
Kompania mëmë e Google, Alphabet ka prezantuar robotë të rinj prototipë të cilët mund të inspektojnë fusha të mbjellash duke ndihmuar fermerë të përmirësojnë cilësinë e tyre.

Robot i vendosur mbi dy këmbë mund të kalojë mbi të mbjellat pa i dëmtuar ato. Gjatë këtij procesi grumbullojnë sasi të mëdha të dhënash sesi po ecën prodhimi.

Quajtur Projekti Mineral, pjesë e kompanisë X të Alphabet, synon të krijojë një teknologji e cila do të ndryshojë botën në mënyrë radikale.

Ju pëlqen!

Në këtë rast ata synojnë transformimin e industrisë së agrikulturës dhe mënyrës sesi prodhohet ushqimi duke adresuar nevojën në rritje të botës për ushqim.

Ndërsa fermët kanë akses në informacion si përmbajtja e tokës apo moti, roboti mund të shohë sesi të mbjellat reagojnë ndaj kushteve. Përveç kësaj mund të regjistrojë informacione si gjatësia e tyre, madhësia e gjetheve apo e frutit.

Lexo po ashtu:  5 këshilla për ta ruajtur baterinë e telefonit
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!