Si me aplikacionet e tjera, tema e errët e Docs, Sheets dhe Slides duhet të kursejë jo vetëm baterinë por edhe ti bëjë aplikacionet më të përdorshme në ambiente me dritë të pakët.

Google do të shtojë dark mode për aplikacionet Google Docs, Sheets dhe Slides  në Android. Përdoruesit mund të zgjedhin temën e errët nga menuja Settings ose ta aktivizojnë atë manualisht në secilin prej aplikacioneve.

Si me aplikacionet e tjera, tema e errët e Docs, Sheets dhe Slides duhet të kursejë jo vetëm baterinë por edhe ti bëjë aplikacionet më të përdorshme në ambiente me dritë të pakët.

Google ka ecur me hapa të ngadaltë për të lançuar dark mode në aplikacionet e saj. Opsioni erdhi në Android Q një vit më parë. Google solli dark mode në Chrome 78 Vjeshtën e kaluar dhe aplikacioni Search vetëm në pranverë.

Pamja e re ka nisur të lançohet në Docs, Sheets dhe Slides ditën e sotme por Google thotë se do të marrë ca javë përpara se të gjithë ta shohin atë.