Në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Google ka nderuar shqiptarët në ditën më të rëndësishme historike të kombit.

Google ka ndryshuar kopertinën e saj kryesore, duke vendosur flamurin e kombit shqiptar që valëvitet.

Shqipëria sot feston 110– vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Ju pëlqen!

28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit.

 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!