Apple lejon deri në 32 persona në FaceTime, Skype deri në 50 dhe shërbimi pa pagesë i Zoom deri në 100.

Me shumë prej nesh të izoluar nëpër shtëpia dhe duke punuar në distancë për shkak të përhapjes së koronavirusit, video thirrjet janë shpresa e fundit për të ruajtura kontaktet me familjen, miqtë dhe kolegët e punës.

Për këtë Google lajmëroi ditën e sotme se aplikacioni popullor i video thirrjeve Duo do të rrisë numrin e pjesëmarrësve në një video-bisedë nga 8 në 12.

Ju pëlqen!

Ky numër kishte qëndruar i paprekur që nga muaji Maj i vitit të kaluar kur Google e dyfishoi nga 4 në 8. Ende ky limit është shumë larg asaj çfarë ofrojnë rivalët.

Apple lejon deri në 32 persona në FaceTime, Skype deri në 50 dhe shërbimi pa pagesë i Zoom deri në 100.

Nëse dëshironi të komunikoni me më shumë persona njëherazi dhe keni nevojë të përdorni medoemos një shërbim të Google, atëherë duhet të përdorni Hangouts Meet me limit prej 250 personash por është për bizneset.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.