Një ditë, gomari i një fshatari ra në një pus. Nuk u lëndua, por nuk mundej të dilte më. Gomari i gjorë vazhdoi të pëllasë për orë të tëra. Fshatarit iu thye zemra prej gomarit që vajtonte, donte ta shpëtonte, dhe u përpoq me çdo mënyrë për ta nxjerrë jashtë. Por, pas shumë përpjekjeve të pafrytshme, ai hoqi dorë dhe mori një vendim mizor.

Duke qenë se gomari tashmë ishte shumë plak dhe nuk ishte më i nevojshëm për asgjë, dhe duke qenë që pusi ishte tharë tashmë dhe në një farë mënyre, duhej mbyllur, ai u kërkoi ndihmë fermerëve të tjerë në fshat, për ta mbuluar pusin me dhe.

Gomari i gjorë, me të dëgjuar tingujt e lopatave dhe plisave të dheut që binin nga lart, kuptoi qëllimin e qenieve dhe shpërtheu në të qara të pakontrollueshme. Pastaj, për befasinë e të gjithëve, pas disa lopatave me dhe, gomari heshti. Kaloi kohë, dhe askush nuk kishte guximin të shikonte poshtë në gropë, ndërsa vazhdonin të hidhnin dhe.

Në fund, fshatari hodhi sytë poshtë në pus dhe mbeti i befasuar nga ajo që pa. Gomari hiqte nga shpina çdo lopatë me dhe që i hidhnin, dhe ngjitej më lart. Ndërsa fshatarët vazhdonin të hidhnin lopatat e dheut, ai ngjitej gjithnjë e më lart.

Në fund, gomari arriti të dalë nga pusi dhe nisi të pëllasë i lumtur.

Morali?