Sot, e pavarura MekuliPress ju sjell shifra e fakte për vuajtjet, vrasjet dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre për në Turqi. Të gjitha këto krime shtetërere jugosllave/serbe ishin të organizuara nën regjinë e diktatorit jugosllav, Josip Broz Tito, shkruan MekuliPress.

Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Kosovë, në Drenicë, më 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J.B.Tito me urdhër të veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë.

Këtë vendim Tito e mori më 7 shkurt 1945 në Beograd, në një takim me ushtarakët serb: Savo Dërleviqin,Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin.

Me këtë urdhër, i tërë pushteti në Kosovë do t´i kaloi një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Në bazë të dokumenteve që ruhen në Beograd, dhe në bazë të dokumenteve tjera, ndër të tjera thuhet se në Gjilan me rrethinë janë likuiduar 7845 shqiptarë;
në Drenicë 4820;
në Tetovë 4100 ;
në Bihor 3820;
në Prishtinë 3675;
në Pejë 3540;
në Tivar 2629;
në Mitrovicë dhe rrethinë 1450;
në Podujevë 1670;
në Pazar 1410,
në Shkup me rrethinë 1450;
në Ferizaj mbi 1260;
në Prizren 1250;
në Tutin 900;
në Gjakovë 730;
në Gostivar 700;
në Rozhajë 735;
Plavë dhe Guci 710;
në Rahovec 750;
në Kumanovë 780;
në Preshevë 690;
në Dragash 500;
në Kërqovë 490;
në Ulqin 515;
në Suharekë 320;
në Dubrovnik 120; në rrugën Kukës – Shkodër 110;
në Trogir 80;
në Vërshac 30 dhe në Deqan 30 vetë.

Të gjithë këta janë shqiptar të vrarë gjatë vitit 1945. Pra, sipas këtyre dokumenteve, më 1945 u vranë 42165 shqiptarë.

Vetëm në vitin 1948, regjimi komunist, arrestoi dhe nxori përpara gjyqit 306 shqiptarë, të akuzuar për vepra penale kundër shtetit. Nga viti 1974 deri në vitin 1980, pra për gjithsej 6 vjet janë burgosur 616 persona, prej të cilëve 175 janë dënuar me shumë vite burgim.
Gjatë këtyre operacineve të përgjakshme këto forca kryen krimet më të shëmtuara ndaj popullatës shqiptare, si dhe konfiskuan, plaçkitën, dogjën e shkatërruan pamëshirshëm pronat e tyre. Gjatë kësaj periudhe janë vrarë e masakruar në mënyrat më mizore 47.300 shqiptarë. Në këtë situatë e tërë pasuria e shqiptarëve të vrarë ishte konfiskuar, asgjësuar ose ishte plaçkitur nga kolonistët serbë, që qenë kthyer sipas direktivave të Byrosë Politike të KQ të PKJ-së.
Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë... ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Rankoviçit (1966) duke mos u duruar një farë “barazie” me shqiptarët, shumica prej tyre udbashë e kriminelë marrin ikën për Serbi. Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 për në Turqi janë shpërngulur 452.371 shqiptarë.

Shpërngulja është bërë me këtë dinamikë:

Më 1952 Janë shpërngulur—– 37.000 shqiptarë
Më 1953—————————- 19.300 “
Më 1954—————————- 17 500 “
Më 1955—————————- 51.000 “
Më 1956—————————- 54.000 “
Më 1957—————————- 57.710 “
Më 1958—————————- 41.300 “
Më 1959—————————- 32.000 “
Më 1960—————————- 27.980 “
Më 1961—————————- 31.600 “
Më 1962—————————- 15.910 “
Më 1963—————————- 25.720 “
Më 1964—————————- 21.530 “
Më 1965—————————- 19.821 “”

Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) për në SHBA, Kanada, Australi e vende të tjera tejoqeanike.

Në dimrin e vitit 1955/56 organizon aksionin për mbledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm i keqtrajtuan në format më mizore mëse 30.000 shqiptarë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...