Dy bankierë investimesh britanikë kanë dalë në gjyq në Bon, në atë që mediat gjermane e kanë quajtur “gjyqi më i madh i mashtrimit financiar” në historinë e pasluftës së vendit.

Të dy shtetasit britanikë, Martin Shields, 41 vjeç dhe Nicholas Diable, 38 vjeç, akuzohen se kanë mashtruar shtetin gjerman duke vjedhur 447 milion euro nga skemat tregtare, një lojë komplekse e transaksioneve dhe aksioneve.

Gjyqi, i cili është planifikuar të zgjasë deri në janar të vitit të ardhshëm, po ndiqet me interes në të gjithë Europën sepse shumë më shumë bankierë investimesh, që punojnë për klientë përfshirë Deutsche Bank, Barclays dhe SEB të Suedisë, dyshohet se kanë praktikuar të njëjtën metodë ndër vite.

Ju pëlqen!

Fondet e vjedhura nga Gjermania dyshohet se autorët i kanë fshehur në Ishujt Kajman, Gjibraltar dhe Ishujt e Virgjër Britanik.

Shield dhe Diable përballen me dënime të mundshme me burg prej 10 vitesh, por mund të shpresojnë për një gjykim më të butë, pasi treguan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar prokurorin e shtetit Gjerman me hetime.

Nebi Xhomaqi

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.