Sipas Speciales, asnjë shtet nuk mund të garantojë lirimin me kusht, nëse nuk ka kërkesë nga të paraburgosurit.

Janë bërë 6 muaj, që kur ata qëndojnë në qendrën e paraburgimit në Hagë.Dhe lirimi me kusht i ish-krerëve të UCK-së, duket larg.

Shtetet si Kroacia, Austria, Sllovenia, madje edhe Izraeli u përmendën si vende që mund të ofrojnë garanci për lirimin e tyre me kusht.

Ju pëlqen!

Por nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë mohuar për T7 se vetë shtetet mund të ofrojnë garanci, përveç nëse u kërkohet nga të paraburgosurit.

Megjithatë, jo domosdoshmërisht nëse një shtet jep garanci për mbrojtje në liri, të akuzuarit do të lirohen.

Me t’u konfirmuar se një shtet i tretë mund të ofrojë garanci për Thaçin e të tjerët që ndodhen në Hagë, gishti u drejtua nga institucionet e Kosovës për të nisur procedurat.

Megjithatë, Kosova nuk mund të shërbejë si garantues për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së.

Këtë e konfirmon Zyra e Prokurorit të Specializuar, duke shtuar se ka dallime mes shtetit kosovar e shteteve të treta.

Kjo zyrë gjithashtu tregon se, nuk ka një përkufizim se cilat shtetet mund të jenë të treta.

Se nuk ka një sqarim për shtetet e treta, mund të shihet edhe në Rregulloren e Procedurës dhe Provave.

Megjithatë njohësit e çështjeve të drejtësisë, i japin një shpjegim termit të shteteve të treta.

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka treguar nëse këtu, mund të hyjnë shtetet e rajonit.

Hashim Thaçi e të tjerët, po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, që nga nëntori i vitit të kaluar. Ata po hetohen për krimet e pretenduara, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.