Ish-kryeparlamentari dhe ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ndodhet në Kosovë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të babait të tij. Veseli është lejuar nga Dhomat e Specializuara të zhvillojë vizitën nën monitorimin e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Informacionin për vizitën e Veselit e ka konfirmuar për media zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep.Në një përgjigje me shkrim, zëdhënësja e Speciales tha se për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë vizitën e Veselit në Kosovë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë”. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Speciales.

Ju pëlqen!

Për vizitën e Veselit nuk është deklaruar askush nga PDK-ja, ndërsa mediat lokale kanë publikuar pamje nga momenti kur ish-kreu i PDK-së shihet në Mitrovicë./Express/

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.