Gjykata Speciale ia refuzoi sërish lirimin me kusht ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili prej disa muajsh tashmë kërkon një masë më të lehtë sigurie. Sipas një dokumenti të gjykatës të publikuar nga mediat mësohet se trupi gjykues e refuzoi kërkesën me arsyen se ekziston mundësia e ndërhyrjes në procesin gjyqësor në Kosovë.

Po ashtu janë shfaqur edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte paraqitur dy agjentë si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara.

Në arsyetim përmendet edhe sjellja e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së si dhe frika e dëshmitarëve. Ish-presidenti i Kosovës akuzohet për krime lufte dhe aktakuzat iu konfirmua tetorin e vitit të kaluar.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.