Shkruan: Nexhat Haziri

Besoj se shoqëria kosovare është mjaftë e pjekur në aspektin e shtet ndërtimit, me vizion për një shoqëri emancipuese që përkrah drejtësinë e pavarur, për të mos rënë pre e skenarëve të shërbimeve serbe apo të ndonjë shteti tjetër që nuk ia do të mirën Kosovës, për ta destabilizuar vendin, por nuk do të ndikohet as nga euforia fallco patriotike që prodhohet nga trubo folkloristët, që kanë për qëllim dezinformimin e opinionit duke tentuar shtrembërimin e misionit dhe funksionit të Gjykatës Speciale në interes të të akuzuarve. Liria ka emër vetëm atëherë kur kjo liri është e barabartë për të gjithë dhe sjellë drejtësi për të gjithë.

Fillimisht Gjykata Speciale mbështetet nga shumica e qytetarëve të Kosovës, dhe kjo mbështetje do të rritet në vazhdim, sidomos me deklarimet e zyrtarëve të kësaj Gjykate se në domenin e saj janë edhe serbët të cilët kanë bërë krime ndaj popullatës civile shqiptare. Se a do të dënohen të akuzuarit aktual dhe të tjerët që priten të akuzohen, kjo i takon Gjykatës Speciale të sjellë vendime konformë dëshmive nëse vërtetohen apo jo akuzat ndaj të akuzuarave. Por ajo që unë mund ta them është se aktakuzat janë shumë serioze dhe jo lehtë të hedhura poshtë, sidomos ato që kanë të bëjnë me vrasjet politike në Kosovë që ndodhën gjatë dhe pas luftës. Nuk them se do të jetë gjithçka e qetë, por edhe nuk pres tensionime rapide dhe të rënda të situatës në vend, pasi ky proces do të jetë i gjatë, dhe me kohë do të pësoj ndryshim i opinioni i qytetarëve dhe ngritjen e besimit në raport me Gjykatën Speciale, duke u vërtetuar dhe bindur se kjo gjykatë është institucion I pavarur I drejtësisë I themeluar nga kuvendi I Kosovës, dhe se nuk është kundër luftës dhe vlerave të UCK-së, por kundër një grupi që kanë abuzuar në emër të UCK-së dhe që kanë kryer krime ndaj njerëzve civil, kundërshtarëve politik për llogarinë e tyre personale apo grupeve të ngushta për interesa qofshin ato politike, materiale e ideologjike.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.