Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se “disa vende të NATO-s po konkurrojnë të dorëzojnë armë më të mira dhe më shumë në Prishtinë”.

Ai për televizionin publik serb tha se “nëse doni të ndihmoni shqiptarët në Kosovë, dërgojuni atyre libra dhe mos u dërgoni tanke” sepse siç tha Gjuriq “ata nuk do të hyjnë në Kombet eBashkuara, UNESCO ose Interpol me tanke”.

Gjuriq deklaroi se Serbia është gjithmonë e përkushtuar për paqen, por gjithashtu është e gatshme të mbrojë veten.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.