Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me qëllim po e mashtron publikun.

Sipas Gjuriqit, Hoti po e mashtron publikon vendas para së gjithash, por edhe atë ndërkombëtar.

Gjuriq ka thënë se në Bruksel jo vetëm të enjten, por asnjëherë nuk do të flitet për marrëveshje për njohje të pavarësisë së Kosovës.

Ju pëlqen!

“Në takimin e Brukselit, të enjten, në rend të ditës fillimisht do të jenë detyrimet e Prishtinës të marra përgjatë dialogut të deritashëm në Bruksel, pastaj përpjekja për normalizimin e bashkëpunimit ekonomik, sepse kjo është ajo që shqetëson njerëzit e zakonshëm, si dhe çështja e personave të zhdukur, që është një borxh ndaj familjeve të viktimave”, tha Gjuriq, raporton “B92.net”

“Hoti për njohje të pavarësisë së Kosovës mund vetëm të ëndërrojë. Çdo ditë është më larg prej saj. Ai dhe Isa Mustafa mund ta njohin vetëm njëri-tjetrin”, ka thënë Gjuriq.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!