Gjuha
Një here e një kohe rronte një njeri shumë i zgjuar,por shumë i varfer…Për te fituar buken e gojes ky njeri punonte si gjelleberes tek një i pasur. I zoti mburrej për pasurite qe kishte por ishte torrollak.
Një ditë pasaniku ftoi disa miq për dreke. thirri gjelleberesin dhe e urdhëroi te gatuante vetemdy gjelle: gjellen me te mirë dhe gjellen me te keqe.
Gjelleberesi i hyri punës dhe gatoi gjellen me te mirë dhe atë me te keqe.
Kur u shtrua sofra,gjeleberesi shtroj gjellen e pare,gjuhe derri.
- Kjo është gjella me e mirë? – e pyeti i zoti.
- Kjo – iu pergjigj gjelleberesi.
- Popse thua qe është gjella me e mirë?
- Ai qe ka gjuhe, – tha gjelleberesi, – mund të flasë e mund te tregoje c´´mendon e c´ndien… prandaj gjuha është gjeja me e mirë ne botë.
Miqte qe ishin ulur ne tryeze i thanë.
- Të lumte, kështu është.
Pasi perfunduan gjellen e pare, gjelleberesi pruri gjellen e dytë,e cila ishte gatuar po me gjuhe.
Pasaniku u zemerua keq dhe berrtiti.
-Çfarë bën kështu o i marrë. Me pare the se ishte gjeja me e mirë, ndersa tani na doli me e keqja!!!
Gjelleberesi vuri buzen ne gaz dhe tha:
- Po,ashtu është.Gjuha është gjeja me e keqe ne botë. Me ndihmën e saj shumë njerëz gjithen kohën flasin veç marrezira. Këta gjerez te bardhen e bëjnë te zeze, te drejtën e bëjnë te shtrember, te miren e tekeqe, e kështu me radhe…
Të ftuarit dhe pse ishin torrollake, këtë here e kuptuan qe gjelleberesi donte te tallej me ta. Po nuk kishin c`te bënin tjetër, vune buzen ne gaz e bën gjoja u gezuan…
Gjelleberesi ishte vërtetë njeri i mencur…