Artisti shqiptar, Gjon Muharremaj i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears dha një mesazh të fortë këtë mbrëmje në “A live night” në Top Channel.

Ai u shpreh se sinqeriteti është vlera më e rëndësishme e jetës së tij, sepse duke qenë i sinqertë t’i flet me sy dhe ajo çfarë flet është më pak e rëndësishme se sa ajo që t’i shpreh përmes syve.

Këngëtari tha se gjëja që s’do të harronte kurrë janë sytë e gjyshes së tij, e cila ka parë tmerret e luftës në Kosovë.

Ju pëlqen!

Ai dha këtë deklaratë nisur nga eksperienca e kaluar në Zvicër, ku është paragjykuar për të folurën, duke theksuar se kjo nuk ndodh në Shqipëri apo Kosovë.

“Unë besoj tek shumë vlera, por vlera ime më kryesore besoj kur isha më i vogël ishte respekti, më e rëndësishme për mua dhe e kuptoja kur takoja njerëz dhe ishte më e komplikuar për me fol, nuk kam pasur të njëjtin edukim. Në Zvicër, gjuha franceze është me fol në një mënyrë, dhe kur nuk flet ashtu nuk është problem, por njerëzit gjykojnë, kurse në Shqipëri dhe Kosovë nuk e kanë këtë problem. Gjithmonë kam folur përshesh, kështu miks edhe shqip edhe toskërisht edhe gegërisht. Në Zvicër e paragjykojnë të folurën tënde. Ka njerëz që nuk kanë mundësi me e thënë atë që mendojnë se nuk i kanë mësuar fjalët. Në atë moment erdhi vlera sinqeriteti, nëse nuk ka sinqeritet nuk ka asgjë për mua, gjëja më e rëndësishme është t’i thuash gjërat të tjerëve edhe kur nuk i ke fjalët. Unë këtë e kam mësuar sepse besoj tek gjëja më e rëndësishme që janë sytë. Sytë e njerëzve, s’do të harroj kurrë sytë e gjyshes sime, që ka parë çdo gjë, që ka humb fëmijë, ka parë luftë, në momentin kur nuk fol është shumë më i vlefshëm se sa fjalët”, tha Gjoni.

Kujtojmë se Gjoni është këngëtar dhe kompozitor shqiptar, i cili ka lindur dhe ndërtuar karrierën e tij në Zvicër.

Ai arriti të përfaqësonte Zvicrën në Eurovision Song Contest 2020 me këngën ” Répondez-moi ” përpara anulimit të konkursit për shkak të pandemisë.

Artisti u përzgjodh sërish për vitin 2021 me këngën e tij ” Tout l’Univers “ dhe përfundoi në vendin e tretë me 432 pikë, renditja më e mirë për Zvicrën që nga viti 1993.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.