Gjoka konfirmohet tek stoli i Shkëndijës.

Ernest Gjoka konfirmohet edhe për një sezon në stolin e Shkëndisë së Tetovës. Ish trajneri i Kukësit duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtusit për të vijuar të qëndrojë në krye të stolit të klubit shqiptar.

Më herët u përfol se Gjoka kishte mbyllur gjithçka me tetovarët dhe po lakoheshin emra të tjerë për ta pasuar, ai më i mundshmi i Ilir Dajës.

Ju pëlqen!

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se presidenca tetovare ka vendosur të vijojë bashkëpunim me teknikun kryeqytetas, duke i besuar atij një projekt të ri për sezonin e ardhshëm.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!