Marina Ovsyannikova, redaktorja e televizonit rus, Kanali 1, e cila protestoi gjatë transmetimit direkt kundër sulmit rus ndaj Ukrainës, është gjobitur.

Ajo doli dje nga Gjykata e Ostankinsky, ku u mësua se iu vendos një gjobë prej 30 000 rublash (rreth 280 dollarë).

Marina Ovsyannikova u shfaq pas spikeres, me një mesazh që lexohej qartë: “Jo luftës, ndaleni luftën, mos e besoni propagandën. Ata po ju gënjejnë”. Nuk vonoi para se transmetimi të ndërpritej për të kaluar te një material i regjistruar.

Ju pëlqen!

Televizioni është nën kontrollin e rreptë të Kremlinit dhe reflekton vetëm versionin rus të ngjarjeve në Ukrainë. Veprimi heroik kundër luftës u vlerësua anekënd botës. Para protestës në televizion, gruaja kishte regjistruar një video ku thoshte se ngjarjet në Ukrainë janë një krim dhe shprehej e turpëruar që punonte për propagandën e Kremlinit.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.