Gjashtë muaj pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencën globale, koronavirusi ka vrarë të paktën 679 mijë njerëz dhe ka infektuar rreth 18 milion të tjerë. Dhe ndërsa valët e pandemisë janë të paparashikueshme, në botë ka nisur prej fillimit të vitit një garë e ethshme për gjetjen e vaksinës.

Kërkuesit në të gjithë globin po zhvillojnë më shumë se 165 vaksina kundër koronavirusit dhe 32 prej tyre janë në fazën e testimit tek njeriu. Normalisht duhen vite për të arritur në zbulimit të vaksinës, për shkak të testimeve të shumta deri në përdorimin klinik, por shkencëtaret janë në garë për prodhimin e një vaksine të sigurtë dhe efektive vitin tjetër.

Puna filloi në Janar me deshifrimin e formulës gjenetike të SARS-CoV-2. Provat e para të vaksinës tek njerëzit nisën në Mars, por rruga përpara është ende e paqartë. Disa do të dështojnë, të tjerë do të kenë një rezultat të paqartë, ndërsa pak të tjerë do t’ia dalin të stimulojnë në trupin e njeriut sistemin imunitar për prodhimin e antitrupave kundër virusit.

FAZAT E TESTIMIT TE VAKSINES

TESTET PARAKLINIKE: Shkencëtarët ia japin vaksinën kafshëve, zakonisht minjve apo majmunëve për të parë nëse provokon sistemin imunitar.

FAZA 1, TESTET E SIGURISë: Shkencëtarët e injektojnë vaksinën tek një numër i vogël njerëzish për të testuar sigurinë e saj dhe për të kuptuar dozat që duhen marrë. Shikohet nëse stimulohet sistemi imunitar.

FAZA 2, PROVAT E SHPëRNDARJES: Shkencëtarët ia japin vaksiën qindra njerëzve të ndarë në grupe, si fëmijë apo të moshuar, për të parë efektet tek secili prej tyre.

FAZA 3, PROVAT E EFIKASITETIT: Shkencëtarët ia japin vaksinën mijëra njerëzve dhe shohin efektet e saj, sa prej tyre do të preken nga koronavirusi, në krahasim me një grup vullnetarësh. Këto prova mund të përcaktojnë nëse vaksina të mbron nga koronavirusi. Në Qershor, u tha se një vaksinë kundër koronavirusit duhej të mbronte të paktën 50% e njerëzve të vaksinuar, që të quhej efektive. Në këtë fazë kuptohen më mirë edhe efektet anësore të vaksinës, që mund të mos jenë zbuluar në fazat e mëparshme.

APROVIMI: Autoritetet në çdo vend rishohin rezultatet e testeve dhe vendosin nëse duhet ta prodhojnë apo jo vaksinën. Gjatë një pandemie, një vaksinë mund të vihet në përdorim emergjent para se të marrë aprovimin zyrtar. Pasi një vaksinë është licensuar, kërkuesit mund të vazhdojnë të monitorojnë njerëzit që e kanë marrë për të parë efektivitetin e saj.

FAZAT E KOMBINUARA: Një mënyrë tjetëe për të zhvilluar vaksinën është kombinimi i fazave. Disa vaksina të koronavirusit janë në Fazën 1/2 të Provës, atëherë kur testohet vaksina për herë të parë tek qindra njerëz.

KUSH JANE KOMPANITE ME PRANE ZBULIMIT TE VAKSINES

MODERNA

Kompania Moderna zhvillon vaksinën bazuar në molekulën RNA (mRNA) për të prodhuar një proteinë virale në organizëm. Ende nuk e kanë hedhur në treg vaksinën, por qeveria amerikane ka mbështetur kërkimet me thuajse një bilion dollarë. Në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit, ata zbuluan se vaksina mbron majmunin nga koronavirusi. Në Mars, kompania vuri në zbatim vaksinën kundër Covid-19 në provat tek njeriu, që thuhet se dha rezultate premtuese. Pasi mbyllën Fazën 2, ata kaluan në Fazën 3 në 27 Korrik. Prova finale do të përfshijë 30 mijë njerëz të shëndetshëm në 89 qytete nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në 11 Gusht, qeveria e Shteteve të Bashkuara i dha kompanisë edhe 1.5 bilion dollarë të tjera, si paradhënie për 100 milion dozat e para nëse vaksina rezulton e sigurtë dhe efektive. Në Korrik Moderna, humbi disa të drejta në gjykatë mbi teknologjinë e përdorur për kërkimin e vaksinës. Pas kësaj, kompania tha se nuk ishte e sigurtë nëse do të ishte e para në botë për shpikjen e vaksinës. lapsi.al

BioNTech logoPfizer logoFosun Pharma logo

Kompania gjermane BioNTech hyri në bashkëpunim me kompaninë Pfizer, me bazë në Nju Jork dhe me prodhuesit e ilaçeve Fosun Pharma, për të zhvilluar vaksinën kundër Covid-19. Në maj ata nisën një fazë të kombinuar 1/2 për dy versione të vaksinës, të dyja prodhonin antitrupa tek organizmi i njeriut dhe po ashtu edhe qelizat imune të quajtura ndryshe qelizat T që i përgjigjen virusit. Ata gjetën se një version i tyre, i quajtur BNT162b2 kishte më pak efekte anësore, më pak lodhje dhe më pak ethe, ndaj kaluan në fazën 2/3. Në 27 Korrik kompanitë nisën fazën e testit tek 30 mijë vullnetarë në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera, si Argjentina, Brazili dhe Gjermania.

Në fund të Korrikut, administrata Trump pagoi 1.9 bilion dollarë paradhëne për 100 milion doza deri në Dhjetor dhe mundësinë për të blerë 500 milion doza më shumë. Ndërkohë Japonia ka bërë marrëveshje për 120 milion doza. Në Gusht, Pfizer tha se ishte ne rrugën e duhur për të kërkuar licensen e shpërndarjes së vaksinës së saj deri në Tetor të 2020. Nëse aprovohet nga autoritetet, Pfizer parashikon të prodhojë 1.3 bilion doza të vaksinës për të gjithë botën deri në fund të 2021.

CanSino Biologics

Kompania Kineze CanSino Biologics zhvilloi një vaksinë bazuar në një virus të ngjashëm të quajtur Ad5, në bashkëpunim me Institutin e Biologjisë të Akademisë së Shkencave Mjekësorë të Ushtrisë. Në maj, ata publikuan rezultate premtuese të provave të para, ndërsa në Korrik raportuan se testet e Fazës 2 raportuan se vaksina provokonte një përgjigje të fortë të sistemit imunitar në organizëm. Por në një lëvizje të paprecedent, ushtria kineze kaloi vaksinën në aprovim që në 25 Qershor dhe për një vit, si “një ilaç i nevojshëm”. CanSino nuk tha nësë vaksinimi ishte i detyrueshëm apo jo për ushtarët. Në 8 Gusht, Ministri saudit i Shëndetësisë lajmëroi se CanSino Biologics do të kalonte në testet e Fazës 3 në Arabinë Saudite. Kompania është në negociata me vende të tjera për më shumë teste. lapsi.al

AstraZeneca

Një vaksinë është zhvilluar nga kompania Britanike-Suedeze AstraZeneca në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit dhe bazohet mbi një virus të shimpazeve të quajtur ChAdOx1. Një studim tek majmunët doli në përfundimin se kafshët krijohej mbrojtje. Në Maj, Shtetet e Bashkuara dhuruan për projektin 1.2 Bilion Dollarë. Faza 1/2 për ta doli e sigurtë dhe pa efekte anësore. Tani është në fazën 2/3 në Angli dhe Indi, ndërsa po testohet në Fazën 3 në Brazil. Afrikën e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. Në Gusht, Bashkimi Europian arriti një marrëveshje me Astra Zeneca për të blerë 400 milion doza nëse testet pkanë rezultat. AstraZeneca ka thënë se mund të nisë nga prodhimi i vaksinës që në Tetor. Totali i kapaciteteve të saj prodhuese mund të jetë dy bilion doza. Institui i Serumit në Indi ka prodhuar miliona doza tashmë për testet.

Sinopharm

Instituti i Produkteve Biologjike ne ëuhan ka zhvilluar një vaksinë të cilën kompania shtetërore Sinopharm e futi në teste klinike. Në Fazën 1/2 vaksina prodhoi antitrupa tek vullnetarët, por disa prej tyre patën temperaturë dhe disa efekte anësore. Fazën 3 e eksperimentuan në Emiratet e Bashkuara në Korrik dhe në Peru dhe në Marok në Gusht. Shefi i Sinopharm tha se vaksina mund të jetë gati në fund të vitit 2020.

Sinopharm 2

SinoPharm po teston një vaksinë të dytë kundër koronavirusit, këtë të prodhuar nga Instituti i Produkteve Biologjike në Beijing. Në testet e Fazës 3 në Emiratet e Bashkuara, 5 mijë njerëz po e marrin vaksinën në versionin e Vuhanit dhe 5 mijë të tjerë në versionin e Beijing.

Sinovac

Kompania private kinezë Sinovac Biotech po teston një vaksinë të quajtur KoronaVac. Në Qershor kompania njoftoi për testet e Fazës 1/2 tek 743 vullnetarë tek të cilët pati një përgjigje imunitare dhe efekte anësore jo serioze. Më pas, Sinovac nisi testet e Fazës 3 në Brazil në Korrik dhe një tjetër në Indonezi në muajt në vazhdim. (Lapsi.al) Kompania po ndërton ndërkohë një fabrikë për prodhimin e 100 milion dozave çdo vit.

Instituti i Kërkimit për Fëmijët Murdok

Vaksina e Bacilit Calmete-Guerin u zhvillua në në fillim të viteve 1900 si një mbrojtje ndaj tuberkulozit. Insituti i Kërkimit për Fëmijë Murdok në Australi po zhvillon testetn e Fazës 3 ndërsa teste të tjera janë duke u zhvilluar për të parë nëse vaksina ka efekte mbrojtëse kundër koronavirusit.

LUFTA POLITIKE PER ZBULIMIN E VAKSINES KUNDER COVID

Presidenti rus Vladimir Putin tha në 11 Gusht se vendi i tij kishte zbuluar vaksinën kundër Covid-19 pas më pak se dy muajsh testime tek njerëzit. Putin vazhdoi duke thënë se vaksina i kishte kaluar të gjitha provat duke thënë se një prej vajzave të tij e kishte marrë atë.

“Ajo donte vetë të bëhej pjesë e eksperimentit” u shpreh Putin pa e caktuar se cila prej vajzave të tij kishte marrë vaksinën. “Pas injektimit të parë, temperatura i shkoi 38 gradë, ditën tjetër 37.5 gradë dhe kaq ishte. Pas injeksionit të dytë temperatura e saj u ngrit pak sërish dhe u kthye në normalitet”.

Zyrtarët rusë thanë se kanë në plan që të nisin prodhimin e vaksinës në muajin Tetor.

Por ekpertët e vendeve të perëndimit ngritën dyshime për këtë vaksinë duke thënë se disa nga fazat e testimit mund të jenë shmangur. Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje Rusisë të respektojë fazat ndërkombëtare të testimit për prodhimin e vaksinës, me dyshimin se testet e sigurisë mund të jenë shmangur për të përshpejtuar prodhimin e vaksinës.

Zëri i Amerikës njoftoi se Meksika ka pranuar të testojë vaksinën ruse muajin tjetër. Vendi tha se do të marrë 2 mijë doza vaksinash për t’i provuar.

Rusia e aprovoi vaksinën ende pa kaluar fazën e tretë, atë të testimit tek mijëra njerëz, ndërsa kompanitë kineze thonë se do ta prodhojnë vaksinën shumë shpejt.

Por eksperti i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Antoni Fauci tha se vendi SHBA me shumë gjasë nuk do t’i përdorte vaksinat e prodhuara në vende, ku sipas tij sistemet e prodhimit nuk i nënshtrohen rregullave të rrepta.

“Shpresoj që kinezët dhe rusët po i testojnë vaksinat e tyre përpara se t’i shpërndajnë” tha ai në një prej seancave të kongresit.

“Pretendimet se e ke gati vaksinën për ta shpërndarë përpara se të testohesh, unë mendoj se në rastin më të mirë, mund të quhen problematike” tha Fauci.