Ndeshja më interesante sonte pritet që të zhvillohet në stadiumin Allianz në Torino, ku Juventus e pret Barcelonën. Të dyja skuadrat nuk e kanë filluar mirë sezonin e ri sidomos në kampionatet kombëtare, ku Juventus barazoi me Veronën në ndeshjen e fundit, kurse Barcelona humbi në El Clasico kundër Real Madridit.

Megjithatë, Barcelona është më e favorizuar për shkak se është me e kompletuar dhe sonte ka startuar në sulm me Leo Messi , i cili do të ndihmohet nga Dembele, Pedri e Griezmann pas tij. Në anën tjetër Juventusi ka një mungesë të madhe, atë të Cristiano Ronaldos, i cili ka rezultuar pozitiv në testet e fundit për COVID-19.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që Juventus nuk është i frikëshëm pasi që nga minuta e parë ka startuar Chiessa, Dybala dhe Moratta si sulmues më i avancuar. Pas ndeshjeve të parë, Barcelona e kishte deklasuar Ferencevarosin me rezultat 5-1 derisa kishte fituar edhe Juventus në Kiev kundër Dinamos së Kievit.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.