Berat Gjimshiti me Atalantën e tij ka vazhduar shkëlqimin në Serie A.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka bërë paraqitje mjaftë të mirë për Atalantën në ndeshjen ndaj Sampdorias.

Gjimshiti ka qenë titullar si gjithnjë dhe u vlerësua shumë për paraqitjen e tij në fushë.

Mbrojtësi shqiptar është shprehur shumë i lumtur me triumfin ndaj Sampdorias 1-2.

“Kemi bërë një ndeshje të bukur ndaj një skuadre të fortë, pasi Sampdoria në shtëpi luan mirë. Kaluam në avantazh, barazimi erdhi si pasojë e një gabimi tonë”.

“Nuk u dorëzuam dhe arritëm të fitonim këtë ndeshje që vlen shumë për ne. Minutat e fundit ishin një luftë, duhej të mbronim ndaj katër sulmuesve të Sampdorias. Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm. Këto dy fitore radhazi ishin një përgjigje e bukur për Evropën”, u shpreh Gjimshiti pas ndeshjes..

“Sot më shumë se kundërshtari kishim grintën dhe vendosmërinë, kemi luajtur ashpërsisht në çdo duel për të fituar secilin prej tyre”.

“Këtë forcë që treguam në fushë e gjeni në çdo stërvitje, kjo na mundëson që të ecim para e të mendojmë qetësisht për ndeshjen e radhës ndaj Chievos”, ishin fjalët e mbrojtësit shqiptar i cili sot luajti ndeshjen e tij të 15 të sezonit me fanellën zi kaltër. 

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Këta nuk e kontrollojnë e as nuk e financojnë gazetarinë tonë kritike. Ndihmoje sot MekuliPress - Mbështete median e pavarur