Themeluesi i kësaj kompanië, kinezi Ren Zhengfei ka thënë se kompania e tij është duke u mobilizuar për të luftuar kundër sanksioneve dhe paralajmërimeve, që kanë ardhur nga SHBA, pasi vlerësuan se Huawei paraqiste një rrezik sigurie.

Ish-inxhinieri 75 vjeçar, që punoi për të shpëtuar nga varfëria në fëmijëri, e sheh presionin amerikan si një nga testet e fundit që i kanë bërë atij dhe kompanisë së tij.

‘’Për 3 dekada, Huawei ka vuajtur dhe nuk ka pasur kurrë gëzime’’ tha Ren.

Ju pëlqen!

Përplasja e përshkallëzuar me Uashingtonin, e ka shndërruar Renin nga një biznismen të admiruar, edhe në një figurë të shquar në Kinë. Ai i përket gjeneratës së sipërmarrësve që themeluan kompanitë e para private të Kinës, në epokën komuniste  në vitet 1980.

Por tani sfida e radhës për shefin e gjigantit teknologjik, është edhe arrestimi i vajzës së tij. Ajo gjendet nën arrest në Kanada, me akuzat se ajo ndihmoi për të shkelur sanksionet kundër Iranit.

Kjo kompani u zhduk nga tregu amerikan në vitin 2012, pasi një panel i kongresit e shpalli Huawei si një rrezik sigurie. Përkundër kësaj, shitjet u trefishuan ndërsa Huawei nisi rrugën drejt Evropës, Azisë dhe Afrikës. Shitjet gjatë vitit të kaluar u rritën për 20%, në 105 miliardë dollar.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!