Një bojë në ngjyrë vjollcë që daton që nga sundimi i supozuar i Mbretit Biblik David është gjetur në një copë pëlhure nga arkeologët izraelitë. Boja thuhet se ka qenë më e vlefshme se ari në atë kohë dhe asociohej me mbretërinë. Është hera e parë që gjendet një tekstil me ngjyrë që i përket asaj periudhe.

Eksperti i Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit, Dr. Naama Sukenik e quajti atë një “zbulim shumë emocionues dhe të rëndësishëm”. “Në antikitet, veshja e purpurt ishte e lidhur me fisnikërinë, me priftërinjtë dhe natyrisht me mbretërit” shtoi  Dr. Sukenik.

Copëza u gjet gjatë gërmimeve në Timna, rreth 220 kilometra në jug të Jeruzalemit. Materiali që përmbante ngjyrën u gjet gjatë një gërmimi në një vend të njohur si “Kodra e Skllevërve”. Ekspertët besojnë se boja vjen rreth 1.000 vjet përpara Krishtit, rreth kohës kur thuhet se mbretëronte mbreti David, i ndjekur nga djali i tij Solomoni.

Burimi origjinal: BBC