Gjethet e rrushit, një përbërës kryesor i kuzhinës mesdhetare janë të pasura me minerale dhe vitamina. Ndonëse këto të fundit nuk gatuhen në shumë mënyra, mjafton të përmendim japrakët dhe ja ku e mësuam të gjithë, sesi mund të përfitojmë nga gjethet e rrushit.

Nga antioksidantët, magnezi, acidet yndyrore omega-3 dhe kalciumi më poshtë do të lexoni të gjitha përfitimet shëndetësore të gjetheve të rrushit:

1. Përbërës anti-mikrobiale, antioksiduese

Rrushi është një burim i mirë i antioksidantëve, por siç duket edhe gjethet e tij janë të pasura me komponime anti-mikrobike dhe antioksidante.

Një hulumtim i botuar në International Journal of Food Properties në fillim të vitit 2013 krahasoi nivelin e  antioksidantëve të gjetheve të rrushit të mbledhura në muajt maj, gusht dhe shtator. Studimi raportoi se gjethet e rrushit të mbledhura në shtator kishin nivelet më të larta të flavonoideve, fenoleve dhe flavonoleve të gjitha të njohura për vetitë e forta antioksiduese.

2. Burimi i acideve yndyrore omega-3

A e dini se ka disa ushqime me bazë bimore që përmbajnë acide yndyrore omega-3 në sasi të konsiderueshme? Fara Chia, farat e lirit, arrat dhe vaji i kanolit përfshihen në listën e burimeve më të mira bimore të acideve yndyrore omega-3. Por ka gjithashtu disa perime me gjethe jeshile, si gjethet e rrushit që janë burim i mirë i këtyre acideve yndyrore.

Gjethet e freskëta të rrushit kanë rreth 2% yndyrë, një sasi të habitshme për një gjethe të gjelbër, por pjesa më e madhe e yndyrës është omega-3.

3. Të pasura me kalcium dhe magnez

Gjethet e rrushit janë gjithashtu të pasura me magnez dhe calcium! Vetëm 28 gram të gjetheve të rrushit ju ofrojnë të paktën 7% të vlerës së përditshme për magnez dhe 10% të vlerës së përditshme për kalcium.

Të dy këto minerale janë të rëndësishme për shëndetin e kockave, por ky kombinim mineral gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në funksionin e muskujve dhe nervave. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress