Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë një lëvizje diplomatike në drejtim të Armenisë, me të cilin Turqia ka një konflikt të vjetër. Ai i ka dërguar një mesazh patriarkut të armenëve të Turqisë, Sahak Mashalyan me rastin e 24 prillit kur kujtohen armenët që humbën jetën gjatë Luftës së Parë Botërore.

Unë përkujtoj otomanët armenë që humbën në luftë. Le të ndërtojmë të ardhmen në vend të madhështisë së vuajtjes, shprehet Erdogan në mesazhin e tij.

Ju përshëndes me ndjenjat më të thella të zemrës time, vijon mesazhi.

Ju pëlqen!

Komuniteti u mblodh në Patriarkatën armene të Stambollit ku kujtohet ai që nga Armenia njihet si genocid. Ky term është pjesë e konfliktit mes të dy vendeve, pasi Turqia refuzon të pranojë se ka kryer genocid, pra se ka konceptuar, planifikuar dhe ekzekutuar asgjësimin e një etnie. Erdogan ka kujtuar se turqit dhe armenët ndajnë një histori të përbashkët, që duhet të jetë premisë për normalizimin e marrëdhënieve. Sipas tij, qytetarët armenë të Turqisë e mbështesin procesin e normalizimit me Armeninë që ka një pozicion gjeopolitik kyç në Kaukaz.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.