Fitim Dika

Presidenti Donald Trump dhe i dërguari special Richard Grenell kërkojnë një marrëveshje të shpejtë mes Beogradit dhe Prishtinës. Me këtë shqetësohet shefi i ri i qeverisë kosovare, shkruan fillimisht media e njohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Pa SHBA-në nuk do kishte shtet të pavarur me emrin Kosovë. Andaj në Prishtinë, jo vetëm pas shpalljes së pavarësisë në 2008, vlen një rregull i pashkruar: asnjë kryeministër nuk mund të qeverisë gjatë, po qe kundër Uashingtonit. Të përfshihesh kundër dëshirave amerikane, siç po tenton shefi i qeverisë Albin Kurti, do ishte shqetësuese për partnerët në Shtëpinë e Bardhë por gjithashtu edhe në politikën e brendshme.

Ju pëlqen!

Lufta e NATO-s për çlirimin e shqiptarëve të Kosovës nga sundimi serb, ka ndodhur përpara dy dekadash, megjithatë deri sot nuk ka shumicë të shoqërisë kosovare që janë për një politikë kundër SHBA-së. Kjo e bën Kosovën një përjashtim në botën islame, por gjithashtu edhe në Europë nuk ka asnjë shtet, ku “Amerika” shihet me pozitivitet si në Fushë Kosovë, natyrisht me përjashtim të minorancës serbe.

Në rastin e tarifave serbe, në fakt Kurti ka argumenta rreth “reciprocitetit”. Reagimi i parë nga Brukseli, ishte që ai edhe atje mund të gjejë mbrojtje. Megjithatë Trump dhe i dërguari i tij special Grenell kërkojnë një marrëveshje të shpejtë përfundimtare (e përafrimit) mes Beogradit dhe Prishtinës, Kjo e bezdis Kurtin dhe mund të godis koalicionin e tij.

https://www.faz.net/aktuell/politik/ausland/kosovo-widerborstiger-kurti-16656394.html

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!