Që të mbajë mirëqënien e ekonomisë së saj, Gjermanisë i duhen së paku gjysmë milioni emigrantë çdo vit.

Kjo është storia e Mohammed Kassim nga Siria që punon si elektricist.

Por pasi mësoi zanatin e tij në mënyrë tradicionale, atij i mungonin provat që e dinë atë zanat.

Tani, në atdheun e tij të adoptuar, 30 vjeçari po kryen trajnime dhe po merr dije që nuk i kishte. Si dhe ndërkohë po paguhet ër këtë nga një kompani që po i premton atij punën që mund të e shëndrojë atë nga një refugjatë i varfër, tek klasa e mesme gjermane.

Programi që ndihmon dhjetëra mijëra refugjatë që të rindërtojnë jetën e tyre nuk u krijua që të shpëntonte ata që vijnë për të i shpëtuar luftës, shtypjes si dhe varfërisë.

Në fakt, sistemi i praktikës në Gjermani së tanishme ka rrënjët e saja në kohët e Mesjetës.

Kompanitë përballen me një mungesë të puntorëve të kualifikuar. Në këtë mënyrë kjo mund të ndikojë në rritjen e tyre.

“Ne kemi arsye të vërteta, jo vetëm të buta, që të asisitojnë dhe ndihmojnë refugjatët në trajnimin e tyre. Ekonomia gjermane ka nevojë për punëtorë të kualifikuar”, thotë Gunter Hirth, një ekonomist në qytetin gjerman të Hanoverit.

A mundet Gjermania të integrojë këtë numër të madh të azilantëve dhe që të vazhdojë të mirëmbajë ekonominë e saj ndërkohë që popullata vendase moshohet?

Në të dyja pyetjet, shenjat e para janë premtuese, edhe pse jo përfundimtare.

Së paku katër vjetë pasi që kancelarja germane Angela Merkel zgjodhi që shteti i saj të hap kufijtë për fluksin e madh të azilkërkuesve që vinin në Evropë. Një pjesë e madhe e 1.5 milionë njerëzve që erdhën ende nuk bëjnë pjesë në forcën punëtore.

Shumë prej tyre po kryen kurset e gjuhës dhe integrimit. Së paku 200 mijë janë të rregjistruar si të papunë. Por pasi kanë shpenzuar miliarda euro që të akomodojnë të ardhurit, Gjermania tani po fillon të i sheh frytet.

Numri i të cilëve po punojnë apo po marrin pjesë në programe të trajnimit për punë është duke u rritur. Ai ishte përmbi 400 mijë në fundin e vitit 2018.

Nga ta 44 mijë janë nëpër praktika të punës sipas grupeve gjermane të biznesit.

Kjo është në hap me parashikimet e ekspertëve.

“Ne kemi një ide se si kjo mund të zhvillohet, dhe pas tre vjetë e gjysmë ne jemi në rrugë të mirë.” Thotë Hirth, i cili citon integrimin e refugjatëve nga ish Jugosllavia si model.

Në atë ratast diku 80% e atyre që kishin moshën e punës kishin arritur të punësohen pas tetë viteve.

Gjenerata e tanishme e refugjatëv përfiton nga fakti që Gjermania ka një ambient ideal ekonomik, me numrin e të papunësuarve nën 5%.

Gjermania ndërkohë është duke përfituar nga profili demografik i ardhjeve të reja, 60% e të cilëve janë më të rinjë se 25 vjetë.

“Nuk ishin të moshuarit që ikën. Shin të rinjtë. Kjo është e mirë për ne”, thotë Hirth.

Popullata vendase po moshohet, dhe vendi ka nevojë për këta njerëz të rinjë.

“Nëse gjermanët duan që të mbajnë ekonominë e tyre në nivele të larta, na duhen së paku gjysmë milioni emigrantë çdo vitë.”, thotë Wolfgang Kaschuba, ish drejtor i Institutit të Berlinit për Integrim dhe Kërkime të Migrimit.

“Në duhet të mbajmë popullatën tonë të re, pasi që ajo po moshohet me hapa të shpejtë. Ardhja e rrefugjatëve nuk ka qenë e lehtë.”, shton ai.

Shumica e të ardhurve nuk kanë ditur të flasin gjuhën gjermane, një gjuhë e vështirë për të u mësuar si dhe nuk kanë pasur aftësitë e duhura që kompanitë kërkojnë.

Nga ata që punojnë shumica kanë marrë kanë amrrë punë me pagë të ulët si në restorante apo magazina.

Sigmar Walbrecht, i cili drejton projektet e integrimit të fuqisë punëtore në Këshillin e Refugjatëve të Hanoverit, përpiqet të bindë refugjatët që ai takon se do të ishin më mirë trajnimi për një punë më të lartë, edhe nëse paguan më pak tani. Por joshja e një pagese të shpejtë është e fortë.

“Ata janë nën presion. Ata duhet të paguajnë para për familjet e tyre në shtëpi dhe ndoshta për trafikantët e tyre. Ata duan të marrin banesat e tyre, “tha ai. “Është e vështirë për t’u shpjeguar atyre se në afat të gjatë, është shumë më mirë të bëhet një praktikë”.

Sistemi gjerman i praktikës ka origjnën e saj në kohët e Mesjetës dhe konsiderohet si një model botëror.

Praktikantët ndajnë kohën e tyre mes trajnimit për punë dhe kurseve, dhe kalojnë së paku tre vjetë që të marrin profesionin.

Ata sponzorizohen nga një kompani që investon në aftësitë e tyre dhe punëson ata pasi kryhet trajnimi.

Çdo vit programi nxjerr qindëra mijëra mjeshtër të ndërtimtarisë dhe profesioneve tjera që kanë kaluar nëpër teste rigoroze të administruara nga shteti.

Ekspertët thonë që sistemi dhe standartet e saj kanë qenë një faktor kyç bërjen e Gjermanisë si një superfuqi botërore.

Por shumë gjermanë të rinjë po zgjedhin që të mos punojnë punë që janë për klasën e mesme dhe po zgjedhin rrugën e diplomave universitare në vend të kësaj.

Vitin e kaluar, një e treta e kompanive gjermane patën vende të lria të trajnimit që nuk u zunë, dhe kjo ishte hera e parë në 20 vjetët e fundit që një numër kaq i madh i vendeve mbeti i paplotësuar.

Në një shkollë teknike në Hanover, Sheraz Chaudry, 19 vjeçar, po shpreson që të kryejë kursin për elektricist.

Sheti gjerman ka mungesë të madhe të elektricistëve.

Që katër prej se Chaudry erdhi nga Pakistani, ai ka mësuar gjermanishten shumë mirë, ka bërë shokë gjermanë dhe së bashku me shokun e tij Mohammed Kassimi ka qenë ndër nxënësit më të mirë në shkollën e tyre. 
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress