Ministri i mbrojtjes shkruan sot lajmin e mirë:

Gjermania vazhdon mbështetjen konkrete për modernizimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së.

Sot së bashku me ambasadorin gjerman në Kosovë, z. Joern Rohde, nënshkruam marrëveshjet për pranim-dorëzimin e donacionit të fondeve për prokurimin, duke përfshirë pajisje, automjete dhe trajnime të specializuara të fushës së EOD-së dhe HAZMAT-it.
Vlera e donacionit është 1 milion euro.
Falënderim dhe mirënjohje shumë e madhe për Qeverisë gjermane e cila, sikur më parë, vazhdon mbështetjen e madhe në të gjitha aspektet, në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.
🇩🇪🤝🇽🇰
Lexo po ashtu:  Vetëvendosje!: Astriti është vrarë për shkak se ka qenë aktivist i yni, drejtësia nuk duhet të ndalet para fajtorëve edhe nëse ata ndodhen në hierarkinë e pushtetit
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!