Gjatë 24 orëve në Gjermani janë shënuar 286 raste të reja me koronavirus, mbi 450 më pak se një ditë më parë.

Kështu ka bërë të ditur Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në ekonominë më të fuqishme të Evropës shkoi në 181 mijë e 482 persona, shkruan “Reuters”,

Ju pëlqen!

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 11 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga virusi i ri shkoi në 8 mijë e 500.

Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me më së shumti të infektuar me koronavirus, por ka dukshëm më pak viktima se shtetet si: Britania e Madhe, Franca, Spanja e Italia.

Qeveria gjermane i ka larguar shumë masa të kufizimeve me qëllim të ringjalljes së ekonomisë. Pritet që në fillim të qershorit vendi të hapet edhe për udhëtime ndërkombëtare.

Lexo po ashtu:  Unik Për Shëndetin – Fuqia dhe Roli Fantastik i Ujit të Detit Për Organizmin
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!