Gjermania do t’i vazhdojë kufizimet në kufij tokësorë edhe për tetë ditë të tjera deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane.

Kufizimet që i ndalojnë shumicën dërrmuese të njerëzve të hyjnë nga Republika Çeke dhe rajoni austriak i Tirolit do të mbeten në fuqi deri në 3 mars. Këto dy rajone, së bashku me Sllovakinë, janë vendosur që prej 14 shkurtit në listën e vendeve që përbëjnë shqetësim të lartë për shkak të nivelit të lartë të rasteve me koronavirus.

Fillimisht ishte parashikuar që kufizimet e Berlinit të zgjasnin vetëm 10 ditë. Por situata nuk ka përmirësim, e kjo I shtyn autoritetet gjermane të dalin me vendimin e prerë. Nga kufizimet përjashtohen ata që konsiderohen punëtorë kryesorë, përfshirë drejtuesit e kamionëve që sjellin mallra në vend.

Ju pëlqen!

Komisioni Europian reagoi në një letë drejtuar ambasadorit gjerman në Bruksel, Michael Clauss, duke i cilësuar masat gjermane janë joproporcionale dhe të pajustifikueshme.“Ne besojmë se objektivi i ndjekur nga Gjermania, që është mbrojtja e shëndetit publik gjatë pandemisë, mund të arrihet me masa më pak kufizuese”, nënvizohet në letër.

Republika Çeke ka normën më të lartë të infektimit me Covid 19 brenda Bashkimit Evropian. Që nga fillimi i pandemisë në pranverën e vitit të kaluar, ky shtet ka regjistruar mbi 1.16 milion raste me koronavirus dhe më shumë se 19,500 viktima.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.