Presidenti gjerman Olaf Scholz ka mbërritur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur kancelarin gjerman së bashku edhe me amabsadorin e Gjermanisë në vendin tonë, Joern Rohde.

Kurti dhe Shcolz do të kenë edhe një takim në ndërtesën e Qeverisë në ora 10:45 ndërsa pas takimi është paralajmëruar edhe një konferencë për media.

Ju pëlqen!

Vet Kurti, gjatë ditës së djeshme, duke komentuar vizitën e kancelarit Scholz në Kosovë, dhe tha se pret një fillim të ri dhe energjik të Procesit të Berlinit.

“Një fillim të ri dhe energjik të Procesit të Berlinit, ku jemi të gjithë të barabartë dhe ku përshpejtohet anëtarësimi i të gjitha vendeve, duke u bazuar në respektimin e sundimit të ligjit, demokratizmit, luftimit të korrupsionit dhe ballafaqimit me të kaluarën, meqenëse kemi në Serbi një pushtet që mohon masakrën e Reçakut dhe nuk ka bërë asgjë në raport me kriminelët e luftës, të cilët vazhdojnë atje të jenë të lirë dhe pamenduar, përveç të pandëshkuar”, tha Kurti.

Kosova është destiancioni i parë i vizitës së Scholz në rajon, pasdite do të udhëtojë drejt Serbisë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.