Gjermania do të shpenzojë 450 milion dollarë për të ndihmuar 240,000 viktima të Holokaustit në të gjithë botën për ta luftuar koronavirusin, shkruan Daily Mail.

Fondet, të cilat do të dorëzohen në formën e dy donacioneve 1,200 euro për secilin të mbijetuar gjatë dy viteve të ardhshme, do të shkojnë te afro 240,000 njerëz në të gjithë botën, kryesisht në Izrael, Amerikën e Veriut, ish-Bashkimin Sovjetik dhe Europa Perëndimore.

Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore tani 75 vjet në të kaluarën, të mbijetuarit e Holokaustit janë të gjithë të moshuar dhe për shkak se shumë u privua nga ushqimi i duhur kur ishin të rinj sot ata vuajnë nga çështje të shumta mjekësore.