Ministër i Shtetit për Evropë në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, Michael Roth në një shkrim autorial ka folur për situatën politike në Ballkan, ndërsa duke folur për Kosovën tha se Bashkimi Evropian duhet të japin atë që i ka premtuar, liberalizimin e vizave.

Roth në këtë shkrim thekson se Ballkani Perëndimor është prioritet i Presidencës gjermane të Këshillit të Bashkimit Evropian, ndërsa duke folur për dialogun Kosovë-Serbi tha se duhet dhënë një frymë të re.

Ai duke folur rreth idesë së shkëmbimit të territoreve tha se ka nevojë për zgjidhje të qëndrueshme të konflikteve dhe jo “ujdi” të rrezikshme, të cilat me fantazi për shkëmbim kufijsh kërcënojnë të hapin sërish kutinë konfliktuoze të Pandorës.

Ju pëlqen!

“Dhe duke hedhur shikimin nga Kosova, ne si BE duhet të japim atë që kemi premtuar dhe më në fund të përparojmë në rrugën e liberalizimit të vizave”, shkruan Roth.

“Vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së ne do t’iu qëndrojmë përkrah. Ky është edhe një prioritet i Presidencës gjermane të Këshillit të Bashkimit Evropian, gjatë së cilës Gjermania ka marrë veçanërisht përgjegjësi! Në përpjekjet për pajtim në rajon, si dhe në kapërcimin e pasojave ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga kriza e Coronës, ne do të jemi përkrah rajonit. Njerëzit duhet ta ndjejnë atë që përbën solidaritetin evropian dhe atë që e bën të veçantë dhe të vlefshme Evropën tonë të bashkuar. Para së gjithash, ne duam që me aq sa kemi fuqi, të mbështesim ndërtimin e një shoqërie civile të fortë dhe diverse, si dhe në mënyrë specifike t’i marrim në konsideratë perspektivat e të rinjve. Ne duhet për shembull të forcojmë Iniciativën Rinore RYCO që të fitojmë gjeneratën e re si ambasadore dhe ambasadorë të paqes dhe pajtimit. Dhe marrë parasysh tensionet rajonale, ne duhet t’i japim një frymë të re dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo për shkak se kemi nevojë për zgjidhje të qëndrueshme të konflikteve – dhe jo „ujdi“ të rrezikshme, të cilat me fantazi për shkëmbim kufijsh kërcënojnë të hapin sërish kutinë veçanërisht konfliktuoze të Pandorës”, shkruan ndër të tjera, ministri gjerman për Evropë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!