Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar për bisedën e djeshme me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Kurti ka thënë se kancelaren Merkel kanë biseduar lidhur me situatën me koronavirusin, procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe dialogun me Serbinë.

Kryeministri Kurti ka thënë se në bisedën e djeshme me Angela Merkel janë pajtuar që dialogu Kosovë-Serbi të udhëhiqet nga qeveria e Kosovës

Ju pëlqen!

“Dje pata një bisedë telefonike me Kancelaren Angela Merkel. Diskutuam për situatën me COVID-19, procesin e integrimit në BE dhe dialogun me Serbinë. Kancelarja Merkel ofroi përkrahjen e Gjermanisë në luftën tonë kundër korrupsionit dhe për programin tonë ambcioz të reformave. Ne poashtu u pajtuam që qeveria të udhëheqë dialogun me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet tona dhe për të hequr të gjitha barrierat jo tarifore. Unë e mirëpres përkushtimin e Kancelares në këtë proces i cili duhet të çojë në një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe që zgjidh të gjitha çështjet e pazgjidhura”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Lexo po ashtu:  Ndërron udhëzimet sërish OBSh, rregulla të reja për simptomatikët. Nuk duhen më dy tamponë
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!