Për gjetjen e një vendi pune në Gjermani deri më tani kërkohej kualifikimi i caktuar ose diploma, pastaj kontrata, leja dhe viza për punë. Por me projektligjin e ri, i cili akoma është në debat publik në Gjermani pritet të ketë lehtësime të shumta.

Me projektligjin e ri parashikohet një mundësi e re që i mundëson personave me kualifikimet e nevojshme që të vijnë në Gjermani pa kontratë pune dhe të kërkojnë punë gjashtë muaj me radhë.

Dy kushte kryesore janë për personat që mund të vijnë: Njohja e gjuhës gjermane për aq sa kërkohet për vendin përkatës të punës dhe si dhe financimi i vetvetes. Pra këta persona nuk kanë të drejtë të marrin ndihmë sociale, ata t’i mbulojnë vetë shpenzimet e tyre derisa sa ta gjejnë një vend pune.

Ju pëlqen!

Para hyrjes në Gjermani ata duhet të dëshmojnë se kanë para për të mbuluar shpenzimet e tyre për banesë, ushqime, sigurim shëndetësor dhe gjëra tjera të nevojshme.

/MekuliPress.com/Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  “Brenda dy orëve në Kuvend na erdhën fizikisht ambasadori i BE-së, SHBA-së, Britanisë, Gjermanisë. Na thanë se nëse tentoni ta shfuqizoni shtetet tona nga sonte do të japin urdhër për të tërhequr trupat e KFOR-it nga ...”.


MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!