Gjatë këtij viti është paralajmëruar të rritet fluksi i mjekëve dhe i infermierëve për ta lëshuar Kosovën. Largimi i punëtorëve shëndetësorë nga vendi po thuhet se është i qëllimshëm. Duke parë që shtetet evropiane kanë nevojë për punëtorë shëndetësorë, atyre mjekët kosovarë ua mbulojnë nevojat

Oferta të shumta për punë po vazhdojnë të vijnë nga shtetet tjera për mjekët e për infermierët kosovarë, të cilëve çdoherë e më shumë po u lehtësohen kriteret për t’u punësuar në këto shtete. Gjermania gjatë vitit që lamë pas e po ashtu edhe këtë vit po vazhdon të kërkojë punëtorë shëndetësorë nga Kosova.

Ky shtet ka lehtësuar procedurat për rekrutimin e mjekëve kosovarë, të cilët po shprehin interes për ta dhënë kontributin e tyre në shtetet tjera. Për të gjetur punë në shtetin gjerman shpeshherë nevojitet vetëm përfundimi i studimeve në Fakultetin e Mjekësisë e po ashtu edhe njohja e gjuhës gjermane, kryesisht kryerja e nivelit B1. Disa spitale këtë nivel ua mundësojnë mjekëve që ta kryejnë gjatë qëndrimit të tyre në Gjermani. Përvoja shumëvjeçare e specializimet në shumë raste nuk janë të nevojshme për të punuar në këtë shtet. Kryesisht së fundmi nga Gjermania kanë ardhur oferta për rekrutimin e mjekëve të përgjithshëm, të infermierëve, të mamive e të asistentëve kirurgjikë.

Ju pëlqen!

Njohës të kësaj fushe kanë alarmuar disa herë se Kosova po rrezikon që në një të ardhme të mbetet pa mjekë, derisa është thënë se shumë shpejt punëtorët shëndetësorë do ta kenë shumë të lehtë për të shkuar jashtë

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!