Një mbrojtës të dhënash nga Hamburgu i ka dërguar një urdhëresë Facebook-ut, ku i kërkon gjigandit të internetit që të mos marrë të dhëna nga shërbimi messenger, Whatsapp. Kjo duhet të fillojë që ditën e shtunë.

Johannes Caspar, mbrojtës të dhënash nga Hamburgu i Gjermanisë i ka kërkuar Facebook-ut, të mos përdorë të dhënat personale që ai ka në shërbimin messenger, Whatsapp. Sepse që ta bëjë këtë duhet të ketë bazë të mjaftueshme juridike, bëri të ditur ditën e martë (11.05) zyra që është përgjegjëse për Facebook-un në Gjermani. Konkretisht bëhet fjalë për aktualizimin e kushteve të përdorimit të Whatsapp-it.

Kushtet e reja do hyjnë në fuqi të shtunën e ardhshme (15. maj). Ato i mundësojnë shërbimit messenger ndarjen e të dhënave me Facebook-un dhe aktorët e tjerë të koncernit, si për shembull Instagramin. Kush nuk e jep pëlqimin për këtë nuk mund ta përdorë më

Ju pëlqen!

Whatsapp-in as për afat të shkurtër, as për afat të gjatë. Kundër kësaj gjëje ka dërguar urdhëresën i ngarkuari me mbrojtjen e të dhënave në Hamburg, Johannes Caspar.

“Keqkuptim themelor”

Caspar paralajmëron ndër të tjera se me kushtet e reja të përdorimit mundësohet përdorimi i të dhënave për t’u lidhur me produktet e kompanisë së Facebook-ut. Marrëveshja që bazohet në rregulloren bazë për mbrojtjen e të dhënave vlen për maksimalisht tre muaj. Meqenëse përgjegjëse për Facebook-un në Europë është zyra irlandeze e mbrojtjes së të dhënave, Caspar do që të fusë në lojë Komisionin Europian për mbrojtjen e të dhënave, (EDSA) në mënyrë që të merret një vendim në nivel europian, siç bëri ai të ditur (11.05).

Një zëdhënës i Whatsapp-it tha se urdhëresa bazohet në një “keqkuptim themelor”, për qëllimin e kushteve të reja të përdorimit prandaj ajo nuk ka „bazë legjitime”. Kështu që nuk do të ketë ndryshime në realizimin e kushteve të reja të përdorimit.

Shkëputje graduale

Whatsapp ka në Gjermani gati 60 milionë përdorues. Në muajin janar Whatsapp-i njoftoi ndryshimet që do bëhen duke marrë kritika të shumta nga e gjithë bota. Që nga ajo kohë rivalët e Messengerit, si Signali dhe Telegrami kanë shënuar rritje të madhe të popularitetit. Prandaj Whatsapp e shtyu për në muajin maj aplikimin e rregullave të reja dhe ndryshe nga njoftimet e bëra më parë, tha se përdoruesit që nuk e aprovojnë aktualizimin e ri do të kenë mundësi ta përdorin pa kufizim shërbimin e chatit. Disa javë më vonë filloi reduktimi hap pas hapi i funksioneve të përgjithshme. Fillimisht përdoruesve iu bllokua lista e chatit, siç bëri të ditur Whatsapp në një artikull blogu. Por telefonatat audio dhe video do vazhdojnë të jenë në përdorim, si dhe dhënia e përgjigjeve me Chat kur merren mesazhe. Disa javë më vonë Whatsapp nuk dërgonte më tek smartphonet e përdoruesve as telefonata as lajme. Gjatë gjithë kësaj kohe, përdoruesve u kujtohej se duhet të aprovojnë ndryshimet e bëra.

Pse ndodh kjo e gjitha?

Rrjeti më i madh online në botë Facebook pati blerë në vitin 2014 Whatsapp-in me rreth 22 miliardë dollarë. Me këtë çmim blerjeje Facebook-u largoi nga tregu një nga rivalët më potencialë, por Whatsapp-i nuk ka sjellë ndërkohë ndonjë kontribut në fitimet e koncernit. Nëpërmjet reklamave u njoftua njëherë që Whatsapp-i mund të përdorej në sektorin narrativ, ku përdoruesit mund t’u shpërndanin kontakteve të tyre fotografi dhe video për një vit. Por ideja nuk gjeti përkrahje. Plani aktual është që të fitohen para, kur firmat të komunikojnë me klientët e tyre nëpërmjet Whatsapp-it, dhe kushti kryesor që të arrihet kjo është ndryshimi i rregullave të përdorimit.

Deutsche Welle

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.