Jorn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, e ka cilësuar lajmë të rremë raportimin e djeshëm se Kosova dhe Serbia pritet t’ia njohin integritetin territorial dhe sovranitetin njëra-tjetrës, përmes një dokumenti të cilin e ka përgatitur Gjermania dhe Franca.

Ambasadori Rohde, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se ndoshta mund të ketë një dokument të cilin e ka quajtur “non-paper”, mirëpo nuk është dokument francezo-gjerman, përcjell Gazeta Insajderi.

“E ashtuquajtura “non paper” francezo-gjermane e publikuar nga Koha Ditore është lajm i rremë. Mund të ketë dokument, por sigurisht që nuk është francezo-gjerman. Ne e përkrahim plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajcak, siç e theksoi përsëri ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Maas, të enjten e kaluar në Prishtinë”, ka shkruar Rohde.

Ju pëlqen!

Gjatë natës së mbrëmshme [26 prill] është publikuar një dokument ku thuhet Kosova dhe Serbia pritet t’ia njohin integritetin territorial dhe sovranitetin njëra-tjetrës, thuhet në një dokument që besohet të jetë një “non-paper”.

Ky dokument i përgatitur nga Gjermania dhe Franca, thuhet të jetë si nismë e përbashkët e këtyre dy shteteve për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale.

Lexo po ashtu:  Merrni një mesazh shpirtëror nga flutura që zgjidhni

Kështu raporton gazeta KOHA, në redaksinë e së cilës ka arritur ky dokument “non-paper”.

Sipas raportimit të gazetës, autenticiteti i këtij dokumenti nuk ka qenë i mundur të konfirmohet, por disa diplomatë me të cilët ka kontaktuar KOHA, pak a shumë kanë konfirmuar se pikat që përmenden në të janë në përputhje me ato që pritet të diskutohen në dialog.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!