Ministrat e Shëndetësisë të krahinave federale gjermane planifikojnë të vendosin testim të detyrueshëm të koronavirusit për udhëtarët që kthehen nga vendet me numër të madh të të infektuarve.

Për këto nevoja në aeroporte do të vendosen qendra për testim. Personat e kthyer nga vendet me rrezik që arrijnë në rrugë tokësore do të duhet të testohen menjëherë pas arritjes në vendin e qëndrimit.

Masa vendoset me qëllim të shmanget karantina dyjavore për të posakthyerit nga zonat me rrezik. Testimi do të jetë i detyrueshëm dhe falas.

Ju pëlqen!

Marrëveshja joformale e arritur dje duhet të vërtetohet në konferencën e nesërme pas marrëveshjeve me institucionet lokale për shëndet publik ta cilat do ta organizojnë testimin.

Gjermania nga shtetet e Evropës si me rrezik krahas Rusisë dhe Ukrainës i numëron edhe BeH, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën. Në listën e shteteve anëtare me rrezik në BE gjendet vetëm Luksemburgu.

Lexo po ashtu:  Britania ua ndaloi hyrjen 25 rusëve, Rusia ia kthen njësoj, ua ndalon hyrjen 25 britanikëve
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!