Gjermania dhe rikthimi në jetë pas vdekjes.

Në vitin 1945, Gjermania kapitulloi para aleatëve kundërshtarë, por vetëm pasi vendi ishte shndërruar në një pirg të madh gërmadhash. Popullin e kishte e kapluar ndjenja e demoralizimit dhe humbjes së shpresës. Pesë milionë gjermanë gjendeshin në burgjet e Siberisë, mbi dhjetë milionë të vrarë, shtëpi dhe qytete të rrafshuara me tokën. Shumica e popullit përbëhej nga gra, dëshmitare të përdhunimeve masive nga ushtria e kuqe në Berlin. Fëmijë të braktisur, e pleq pa përkujdesje. Fenomeni i vetëvrasjes u përhap frikshëm.
Por… më pas lindi ideja e rilindjes, nën udhëheqjen e grave dhe në mungesë të plotë të qeverisë. Gra e pleq, filluan të pastrojnë rrënojat dhe të ndërtojnë shtëpitë nga e para. U mblodhën librat dhe letrat nën rrënoja, që të mundësohej rifillimi i shkollave. Mbi muret e pakët që kishin mbetur në këmbë u shkruan slogane motivuese dhe shpresëdhënëse të tilla si:
Mos prit të drejtën tënde!
Bëj çfarë të mundesh!
Mbill shpresë para grurit!
Nga viti 1945 deri në vitin 1955, i gjithë vendi u fokusua në ndërtimin e shtëpive. Me shpresë dhe besim korrën sukses. Gratë filluan të njiheshin si “Gratë e banesave të rrënuara”. Në vitin 1954, Gjermania fitoi kupën e botës në futboll, edhe pse gishtat e këmbëve të lojtarëve shiheshin me sy për shkak të këpucëve të grisura.
Vitet 1955 – 1965 ishin vite të ndërtimit të fabrikave dhe uzinave. Mungesa e burrave, e detyroi vendin të marrë krah pune nga vende të tjera, sidomos nga Turqia. Puna ishte një vlerë që përkthehej në shpresë dhe seriozitet.
Nga viti 1965 deri në vitin 1975, filluan të shfaqen kapitalet dhe biznesmenët e parë të fuqishëm. Çdo biznesmen, mori përsipër pesëdhjetë të rinj për ti ushtruar dhe mësuar profesione. Më vonë, dy Gjermanitë u bashkuan në një dhe vendi u shndërrua në fuqinë më të madhe ekonomike në mbarë Evropën. Misioni i vetëm i medias ishte mbjellja e shpresës.

Elmaz Fida

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Në fotografi gratë ndihmojnë në pastrimin e Drezdenit nga rrënojat, 1945.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...