Gjermania duhet të marrë një rol aktiv ushtarak në botë. Këtë ka lënë të kuptohet ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer gjatë një fjalimi në Universitetin e Bundewehr në Mynih. Sipas saj, aleatët po bëjnë përherë e më shumë thirrje që Gjermania të luajë një rol në drejtim të dislokimit ushtarak jashtë vendit, çka përbën një nga pikat më delikate të politikës gjermane që lidhet me përvojën e Luftës së Dytë Botërore.

Një vend me përmasat tona, me fuqinë ekonomike dhe teknologjike që ne kemi, pozicionin tonë gjeostrategjik dhe interesat globale, nuk mund të rrijë mënjanë dhe të shohë. Gjermania duhet të marrë pjesën në debatin ndërkombëtar dhe t’i çojë ato përpara, citon DW, ministren.

Ajo ka shtuar se jermania do të shtojë shpenzimet ushtarake për të kapur brenda vitit 2031 kuotën 2% të buxhetit që kërkohet nga NATO.

Ju pëlqen!

Ministrja ka njoftuar krijimin e një Këshilli të Sigurisë Kombëtare që përligj interesat strategjike gjermane. Lidhur me këtë temë, ministri i Jashtëm Heiko Maas ka kërkuar që çdo angazhim ushtarak të marrë mbështetjen e fortë europiane, duke mos lejuar që të perceptohet ndonjë formë e rigjallërimit të ideve ekspansioniste gjermane.

Lexo po ashtu:  Qytetarët e Maqedonisë do të marrin SMS porosi falas me informacione rreth gjendjes me coronavirusin

Kjo do të thotë se ne jo vetëm që kujdesemi për interesat tona, por më shumë, si pjesë e Europës, luajmë një rol udhëheqës në konkurencën mes superfuqive, është shprehur Maas.

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!