Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë sot të hënën pasdite një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kancelarja Merkel do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Kurti, për një gamë të gjerë çështjesh, ndër to edhe për dialogun me Serbinë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri të ditur se biseda do të përqendrohet shumë fort në kursin e reformave në Kosovë.

Ju pëlqen!

Më tej bashkëbiseduesit do të diskutojnë për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë.

Lexo po ashtu:  Serbia hyn përsëri në territorin e Kosovës, kësaj radhe ndërhyn ROSU e Kosovës, arreston disa persona
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!