Boksieri shqiptar Robin Krasniqi, është vlerësuar me medalje nga qyteti ku jeton në Gjermani. Këshilli i qytetit të Gersthofen vendosi t’i dorëzonte: “Medalje nderi të artë”, si një vlerësim për titullin kampion bote në boks.

“Unë i jam shumë mirënjohës kryetarit Majkëll Uorle dhe Këshillit të Qytetit të Gersthofen për këtë nder. Unë edhe një herë ndjehem i përgjegjshëm për përfaqësimin e Gersthofen, qytetit në të cilin jetoj dhe veproj me palestrën time të boksit, në një mënyrë dinjitoze, në Gjermani dhe në të gjithë botën”, – shprehet kampioni shqiptar.

Lexo po ashtu:  I MADH/ E puthë me dashuri flamurin kombëtar, ky është mbreti shqiptar i boksit në planetin tokë, Robin Krasniqi
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!