Kancelarja Angela Merkel arriti një marrëveshje me landet gjermane për të ndaluar prodhimin e qymyrit, duke lënë vetëm pak çështje përpara se të mbyllen fabrikat dhe minierat.

Qeveria bëri të ditur se gjeneratorët e furnizuar me qymyr në vend do të mbyllen në vitin 2038. Brenda marrëveshjes, qeveria konfirmoi angazhimin ligjor për të disbursuar 40 miliardë euro, në kompensim për projekte rajonale të infrastrukturës.

Berlini zyrtar bëri të ditur se synon të miratojë ligjërisht ndalimin e qymyrit në gjysmën e parë të këtij viti.

Marrëveshja, e rënë dakord nga 4 përfaqësues shtetërorë, nuk përfshinte kompensim për kompanitë e shërbimeve elektrike,  të cilët duhet të japin miratimin përfundimtar. Armin Laschet, lideri i North Rhine- Westphalia, tha se mbyllja e fabrikave do të ndikojë rreth 3,000 vende pune në shtetin e tij.

Këmbëngulja më e madhe ka ardhur nga shtetet lindore, që varen ndjeshëm nga qymyri dhe kanë të ardhura më të ulëta për frymë se perëndimi.

Merkel është përballur me kritika për të reduktuar ndotjen më shpejtë.  Çështjet klimatike janë shqetësimet kryesore të votuesve, sipas sondazheve.