Shqiptarët protretizohen si populli më properëndimor në Ballkan. Serbët si më rusofili. Po a ndihmojnë klishe si këto për të ecur përpara? Në ekonomi jo. Një vend mund të jetë properëndimor dhe të jetë I korruptuar në palcë. Një vend mund të jetë rusofil dhe sërish të ketë institucione të besueshme. Serbia ka më shumë se një dekadë që gjendet në pozicion difensiv sa i përket këtij perceptimi, por kjo nuk e ka ndaluar të thithë investime të huaja serioze dhe të rigjallërojë pjesë të industrisë së vet.

Dje mediat njoftonin se presidenti Vuçiç mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të një fabrike të prodhimit të makinave elektrike në Pançevo, qytet pranë Beogradit. Investimi është 160 milionë euro dhe ai është kryer nga kompania gjermane ZF’s E-Mobility. Siç njoftohet fabrika do të prodhojë motorra elektrikë, makina elektirke dhe gjeneratorë për njësi hibride dhe do të shtrihet në një sipërfaqe prej 6 hektarësh. Kjo linjë i shtohet linjave të tjera të investimeve në Serbi, një vend që konsiderohet se është I mirë për biznes dhe ka një forcë pune të kualifikuar dhe serioze. Ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb ka vënë në dukje raportin shumë të mirë ekonomik mes të dyja vendeve, dëshmi kjo që sqaron faktin se në Beograd nuk e lënë pas dore ekonominë, pavarësisht se retorika mbetet po ajo.

Projekti inovativ që është zbatuar nga ZF në Pançevo tregon në mënyrën më të mirë një prirje ekstremisht pozitive në marrëdhëniet ekonomike mes Gjermanisë dhe Serbisë. Jam thellësisht i bindur që ne do të përmirësojmë dhe intensifikojmë raportet tona dhe do të kontribuojmë në rritjen e qëndrueshme ekonomike të Serbisë, citohet ai.

Ky është një shembull që paralajmëron se politikat do të ndryshojnë në një të ardhme të afërt, pasi çdo vend do të mbrojë investimet e veta. Shqipëria dhe Kosova flasin për miq strategjikë, që janë me të vërtetë të tillë sepse kanë kontribuuar për shqiptarët. Por këta miq zëvendësohen sepse interesat lëvizin. Dhe është kriminale për të ardhmen tonë të shohësh sesi ekonomia e krimit dhe drogës, në Shqipëri dhe Kosovë në fund do të sjellë ftohjen me këta miq që nuk do kenë se çfarë të bëjnë me vende që e kanë lirinë dhe stabilitetin e tyre funksion parazitar mbi të tjerë. Mjafton të shohësh përmes VKM-ve se Gjermania është prezente në vendin tonë me donacione, teksa biznesi gjerman ankohet vazhdimisht për korrupsionin dhe klimën e keqe për të bërë biznes.  /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]