Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg dhe ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler do të qëndrojnë nesër për një vizitë të shkurt në Kosovë ku do të takohen me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës se Kosovës, Glauk Konjufcën dhe ministri për Integrime Evropiane, Blerim Reka.

Sipas njoftimit të MPJD-së, takimi do të zhvillohet në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Pritet që takimi bilateral të fillojë në ora 15:45 minuta, në hapës e Terminalit VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler dhe ministri për Integrime Evropiane i Republikës së Kosovës, Blerim Reka.

Ata do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për media do të mbahet në të njëjtin vend, në orën 17:00.