Vajza e poetit madhështor Lasgush Poradeci, Marie Lasgush Poradeci, për ditlindjen e të madhit Fishta tregon një ngjarje që ka ndodhur në shtëpinë e saj, kur babai i saj, pra poeti Lasgush Poradeci ishte gjallë, shkruan MekuliPress.

Më poshtë sjellim shkrimin e vajzës së të madhit, Lasgush Poradeci:

“Pogradec. Ishte data 5 gusht 1983. Nje dite me pare kishim varrosur mamane, e cila vdiq atje. Ne te vetmen dhome qe kishte ajo shtepi, babai rrinte i shtrire ne krevatin e tij. Ishte i derrmuar. Vjen per vizite Ismail Kadareja me zv/kryetarin e Deges se puneve te brendeshe Vladimir Meçen. E takuan babin me dashuri dhe u ulen perbri tij te krevati tjeter ku flinim une dhe motra. Sapo ata u ulen babi i shtrire tha: “faleminderit qe me ardhet per ngushellim ne te kete dite te zeze te jetes time. Jam i shkaterruar dhe do t’iu lutesha qe te qendroj i shtrire”.
Ata aprovuan me respekt te dy njezeri. Filluan te bisedojne dhe fjala erdhi te poeti Gjergj Fishta. Babi tha: Fishta eshte kollos dhe filloi te recitoje i “Lahuten e Malsise”. Dhe papritur u ngrit ne kembe dhe tha: Jo, jo do ngrihem ne kembe se Fishta duhet recituar ne kembe. .. dhe vazhdoi recitimin. Ne dhome ishte nje heshtje absolute.”

Lexo po ashtu:  Njihuni me Artinin, gjeniu shqiptar që ndërton makineri dhe prodhon vetë energji
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!