SHBA-ja përshëndeti hetimin e ndërmarrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbi origjinën e virusit në Kinë, ku dy ekspertë të organizatës priten në ditët e ardhshme për një mision eksplorues.

“Ne përshëndesim hetimin e OBSH-së mbi origjinën e koronavirusit të ri në Kinë”, deklaroi ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Andrew Bremberg.

“Ne e konsiderojmë këtë hetim si një etapë të nevojshme për të kuptuar plotësisht dhe në mënyrë transparente se si virusi u përhap në botë”, shtoi ai në një deklaratë pozitive përsa i përket OBSH-së.

Ju pëlqen!

SHBA-ja filloi disa ditë më parë procedurën e tërheqjes nga OBSH-ja, duke e akuzuar atë se kishte qenë e ngadaltë për të reaguar dhe mbi të gjitha kishte qenë shumë e vetëkënaqur me Kinën, ku virusi u shfaq në fund të vitit 2019.

Dy ekspertë të OBSH-së, një epodemiolog dhe një specialist për shëndetin e kafshëve priten sot në pekin. Ata duhet të përgatisin terrenin për një mision më të gjerë që do të përcaktojë origjinën e koronavirusit, përgjegjës për vdek jen e më shumë se 555 000 personave që prej fundit të dhjetorit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.