Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë fitur zgjedhjet në Kosovë. Siç edhe pritej. E bashkë me këtë lajm të njohur paraprakisht, pritej edhe sulmi ndaj tyre. Sidomos nga Tirana, ku kemi një klimë vegjetacioni politik dhe një tropik mediatik të padurueshëm. Duhet kuptuar se një ndër arsyet pse Kurti sulmohet kaq shumë në Tiranën politike, përjetësisht anadollake, servile, puthadore të huajsh dhe apatike, është sepse ai propozon ndryshimin me sjellje, me qasje, më shumë sesa me program. Vetëvendosja e Kurtit dhe Osmani, janë njerëz të veprimit deri më tani, sesa të përpunimit. Dhe ky është element i fortë në politikë.

Megjithatë ne duhet të vëmë në dukje një fakt që ngjan se anashkalohet: Kurti ka bërë dikur marrëveshje edhe me Isa Mustafën, diçka që nuk lë shije të mirë për atë që kërkon ai të arrijë në politikë. Por sot ai vjen në pushtet me një politikane si Vjosa Osmani, e cila përfaqëson refluksin e një klase të vjetër politike, e cila nuk e pranoi dot formatin e saj. E njëjta edhe për VV-në. Ndaj aleanca e tyre ka një bazë morale të pakontestueshme.

Çfarë mund të themi për vitin 2013 të Shqipërisë, kur kësaj të fundit i hipi në kurriz fatkeqësia me emrin Edi Rama? Asokohe, ky u pajtua me Ilir Metën dhe LSI-në, për të mundur të keqen e vendit, në një akt amoralitetit të pashoq edhe për standardet e tranzicionit. Dhe ai akt përcaktoi karakterin e shumicës që kemi sot.

Ju pëlqen!

Dyshja Osmani-Kurti nuk e ka këtë problem. Kjo nuk do të thotë se gjërat do të shkojnë fjollë detyrimisht, por së paku kemi të bëjmë me një bashkim që që nuk kompromentohet paraprakisht në besueshmërinë e vet, edhe pse nuk përjashtohet të dështojë. Ky është një dallim jo i vogël së paku në këtë prag rotacioni.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!