Ish-gjenerali serb, Stevan Gjurovic, ka qenë në shërbim për shumë vite në Kosovë.

Gjatë një interviste në emisionin “Vo Centar” të televizionit Alsat-M, ai ka shpjeguar detaje të luftimeve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë kundër UÇK-së.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Veçmas është ndalur në vrasjen e komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit.

Ju pëlqen!

”Ne ishim në dijeni për çdo hap që bënte Adem Jashari, pasi ne kishim spiune brenda. Dinim çdo gjë rreth tij se ku shkonte e çfare bënte”, tha ai.

Sipas Gjurovic, në kohën e paraluftës dhe të pasluftës ishin shumë spiunë shqiptarë, të cilët kane shitur informacione mbi UCK për ca mijëra euro.

Ai tha se mund ta kishin vrarë Adem Jasharin kur të donin dhe ku te donin, madje mund ta zinin edhe të gjallë, por masakra mbi familjen eshte bere me paramendim.

“Ne mund ta vritnim Adem Jasharin kudo dhe kurdo, madje edhe mund ta zinim edhe te gjallë. Mirëpo, ne i vramë ate dhe familjen për t’i dërguar një mesazh te tjereve dhe ndërkombëtarëve”, tha ai.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ai tregoi se 3 spiunë ishin të afërm të Adem Jasharit, por nuk i përmendi me emra. Ndërsa, si spiuni më i madh tha që ishte një ish-ministër.

“’Ministri’ na informonte për çdo gjë. Madje edhe për detajet më të vogla. Atij, të themi, i pëlqenin shumë paratë”, tha gjenerali serb.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!