Gjendja shëndetësore e personave të prekur me coronavirus (COVID-19), është stabile.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive të QKUK-së.

“Për momentin kemi 10 pacientë të shtrirë në Klinikë të konfirmuar me COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, me përjashtim të pacientit të moshuar nga Vitia që është pak më e rënduar, i cili ka nevojë herë pas here për oksigjenoterapi, por edhe gjendja e tij shëndetësore për momentin është stabile”, tha Krasniqi.

Ndryshe, numri i personave të prekur me coronavirus në Kosovë ka shkuar në 16. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka lutur qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për higjienën